• |
ide | kryesore

E ka gruan me tumor, Nainggolan humb mbesën për të njëjtën sëmundje: “Nuk e besoj dot”

-Instant, Sport



Një humbje e rënë ka goditur familjen e Radja Nainggolan: mbesa e mesfushorit të Cagliari u nda nga jeta pas një beteje të gjatë kundër kancerit. Nainggolan ka dashur ti japë lamtumirën vajzës me një postim në rrjetet sociale: “E dashur, do ta mungosh të gjithëve. Kaq e re, akoma nuk arrij ta besoj”. Një tragjedi e vërtetë për familjen e futbollistit belg që edhe në shtëpi duhet të përballet cdo ditë me luftën kundër të njëjtës sëmundje, që ka prekur pak kohë më parë edhe gruan e tij Claudia.

“E dashur, do na mungosh të gjithëve. Të dashurit tënd, fëmijëve, babait, vëllezërve e motrave, të gjithëve – ka shkruar Nainggolan në Instagram -. Kaq e re, akoma nuk e besoj. Tani shko tek mami e jepi një përqafim të ngrohtë. Do të të mbrojë akoma më shumë”.

Për Nainngolan nuk është një periudhë e lehtë. Bashkëshortja e tij Claudia po lufton prej mujash me një tumor e në këtë moment të emergjencës botërore për koronavirus, Radja Nainggolan pranon frikën e tij më të madhe. “Claudia, natyrisht, ka një sistem imunitar të dobët. Shpresoj që e gjithë kjo të kalojë shpejt sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm – rrëfeu mesfushori i Cagliari -. Terapitë janë shtyrë e po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, duhet ta pranoj. Kam frikën se mos infektohem unë kur dal për pazar e ia transmetoj asaj koronavirus”.

Ajo e ka kaluar pjesën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e konservimit. Unë marr të gjitha masat e rastit e ndjekim direktivat e mjekëve” ka thënë belgu pak javë më parë për Vier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *