• |
ide | kryesore

Champions, hipoteza e fundit: finale me tetë skuadra në Lisbonë

-Instant, Sport



Do të vendoset në 17 qershor, me ekzekutivin e programuar nga Uefa, por formula Champions për të cilin në Nyon, në ditët e kaluara, la të kuptohet se “cdo skenar është i hapur”, po kalon drejt hipotezës së fundit: një finale me tetë skuadra që të luhet e gjitha në Lisbonë. Pasi ditët e kaluara New York Times i kishte paraprirë qëllimit të Stambollit për të hequr dorë nga pritja e finales – duke patur parasysh se data e 29 gushtit parashikonte sidoqoftë ndeshje me dyer të mbyllura – Uefa nuk ka konfirmuar, por as mohuar dhe e nxitur nga klubet europiane ka vazhduar punën në kërkim të zgjidhjes për kupat europiane të pezulluara.

Përfundimi i kampionateve kombëtare, që brenda Ekzekutivit duhet të formalizojnë formatet e sezoneve respektive, lehtëson tashmë detyrën e konfederatës europiane me presidentin slloven Ceferin. Pas hipotezës Gjermani, propozimi i fundit në tavolinë, sipas El Mundo Deportivo, është ajo e Lisbonës si vend pritës, me një miniturne të stilit Botërori i klubeve: për tu përcaktuar mbetet nëse do të nisë nga cerekfinalet apo gjysëmfinalet.

Stadiumi është ai i Da Luz, me Jose’ Alvalade në mbështetje në rast të finaleve me katër ose tetë skuadra. Shumë klube të rëndësishme, nënvizon Mundo Deportivo, nxisin Eca-n të kërkojë një përshpejtim në datën 22 gusht të finales, për të mos u ngatërruar me fillimin e sezonit të ardhshëm të kampionateve të fiksuar për në mesin e shtatorit. Pengesa vjen nga tv, që nuk e shohin me sy të mirë nga pikëpamja komerciale një miniturne të përqendruar në disa ditë. Mynihu e Wanda Metropolitano e Madridit janë alternativat e tjera që diskutohen për të zhvilluar finalen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *