• |
ide | kryesore

Çfarë fshihet pas emrit Shiloh, Angelina Jolie tregon historinë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka treguar së fundmi një histori të trishtë dhe tepër personale, që e ka mbajtur të fshehtë gjithmonë. Ajo rrëfeu se përse e quajti vajzën e saj të parë Shiloh, e cila tani është 14-vjeçe dhe shumë e lidhur me të dy prindërit e saj.

“Pas emrit Shiloh fshihet një histori shumë e trishtë. Me këtë emër unë regjistrohesha nëpër hotele kur udhëtoja në mënyrë që askush të mos e kuptonte që isha unë. Emri që përdorja ishte Shiloh Baptist”, tregoi e emocionuar ylli i ‘Hollywood-it’.

Më pas ajo tregoi se Shiloh Baptist do të quhej fëmija i parë i prindërve të saj por që bebi nuk u pagëzua kurrë me këtë emër pasi mamaja e saj dështoi gjatë shtatzënisë. Kështu ajo vendosi ta quante vajzën e saj Shiloh, edhe pse është një temë delikate për familjen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *