• |
ide | kryesore

Blue Ivy, zyrtarisht në hapat e së ëmës (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Blue Ivy Carter, vetëm 8-vjeç është nominuar për herë të parë për një çmim nga BET Award (shfaqje që i dedikohet afro-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera me ngjyrë në Amerikë, për të vlerësuar arritjet e tyre në muzike, aktrim, sport dhe fusha të tjera përgjatë një viti)!

Sipas Entertainment Tonight, vajza e madhe e Beyonce dhe Jay Z ka marrë nominimin për çmimin e saj të parë, për pjesëmarrjen në këngën e së ëmës, Broën Skin Girl, pjesë e filmit “The Lion King”. Kjo këngë është e nominuar për çmimin “BET Her” dhe mund ta quajmë pa frikë çmimin e parë të vërtetë të yllit 8-vjeçar. Shfaqja BET Awards do të mbahet më 28 qershor dhe me siguri, Blue Ivy po bën prova për hyrjen spektakolare që pritet të bëjë gjatë marrjes së çmimit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *