• |
ide | kryesore

Billie Eilish, e përndjekur nga fansi i çmendur pas saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish, iu desh të merrte një urdhër mbrojtje për t’i shpëtuar një fansi të fiksuar pas saj.

Sipas TMZ-së, këngëtarja “ka një urdhër të gjatë mbrojtjeje” kundër këtij njeriu që i shfaqet krejt papritur, i paftuar edhe në shtëpi. Ky urdhër do të zgjasë për të paktën 3 vite, por Billie po shpreson për një zgjatje të tij në 5, për t’u ndjerë edhe më e sigurt. Urdhri aktual e ndalon fansin e fiksuar të ketë çdo lloj kontakti me Billie-n, të afrohet pranë shtëpisë së saj, ta ngacmojë, kërcënojë apo t’i afrohet vendit ku punon. Sipas po të njëjtit burim, Billie dokumentin e parë ligjor në lidhje me këtë çështje e firmosi që në fillim të majit, pasi fansi i qe kthyer në makth. Eilish tha se ai është futur pa leje në shtëpi dhe pyeste të atin e saj nëse ajo jetonte aty apo jo. Ndonëse u detyruan ta largonin, ai u kthye sërish natën vonë dhe sipas këngëtares bënte sjellje të çuditshme. “Ndërkohë që ne prisnim për rojet e sigurimit, ai u fut në shtëpi, u ul dhe nisi të lexonte një libër. Pastaj, herë pas here e dëgjonim të bënte ndonjë monolog. Im atë i kërkoi shumë herë të ikte, por refuzonte.”- u shpreh këngëtarja. Situata u bë aq stresuese sa Eilish iu desh t’i drejtohej ndihmës së autoriteteve për të shpëtuar prej tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *