• |
ide | kryesore

Juventus, java vendimtare për titullin: Milan e Atalanta frikësojnë bardhezinjtë

-Instant, Sport



Juventus nis javën që mund të jetë vendimtare për triumfin e titullit të 9 radhazi kampion në Serie A, por ndërkohë e nisin me sigurinë matematike Champions. Falë fitores së Napolit ndaj Romës, në fakt, bardhezinjtë kanë një avantazh prej 27 pikësh ndaj vendit të pestë (që mbahet nga të kaltrit e verdhekuqtë) e janë matematikisht të kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League, duke qenë se mungojnë vetëm tetë javë nga fundi i sezonit.

Është fakt që dy ndeshjet e ardhshme vlejnë më shumë se gjysëm titulli për skuadrën e Sarrit. Dy impenjime të vështira duke parë kundërshtarët. Nis të martën në San Siro kundër Milan, që sapo ka marrë përpara Lazion e tani synon Europa League. Juventus këtë vit e ka patur të vështirë kundër kuqezinjve, duke fituar ngushtë në Torino falë një goli të Dybala e duke koleksionuar dy barazime në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë. Për më tepër duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm si Joya e De Ligt.

Por nëse Milan shqetëson, Atalanta të fut frikën. Është e vërtetë që në vajtje Dea u përmbys 3-1 në Bergamo, por armata e Gasperinit është skuadra më në formë e momentit e ka vënë në shënjestër vendin e dytë. Të shtunën në Stadium do të jetë një test i vështirë për CR7 e të tjerët, që nuk mund ti lejojnë vetes hapa fals për të kthyer në garë kundërshtarët.

Nëse kalohen këto dy pengesa, pastaj rruga është në zbritje e mund të nisë numëri mbrapsht drejt titullit kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *