• |
ide | kryesore

E flakën jashtë se ishte i dehur? Aspak, shefi i sigurisë shpjegon motivin e largimit të Haaland

-Instant, Sport



Erling-Braut Haaland, i shoqëruar në dalje të një diskoteke në Norvegji, u shigjetua menjëherë për dehje. Por shefi i sigurisë së lokalit ka zbuluar se motivi i largimit të yllit të Borussia Dortmund ishte krejt tjetër.

Bild ka intervistuar shefin e sigurisë së lokalit në Stavanger, qytet në jug të Norvegjisë. Cristopher Naesheim ka shpjeguar se përzënia e sulmuesit nga lokali nuk lidhet aspak me gjendjen e dehjes së djaloshit, as me ndonjë sjellje të papërshtatshme. “Erling nuk ishte aspak i dehur. Ishte bashkëpunues e tregoi mirëkuptim total të situatës pasi debatoi jashtë lokalit”. Kështu, nuk është asgjë e gabuar prej norvegjezit e si gjithcka, ose gati gjithcka, në këtë periudhë është faji i covid-19.

”Për shkak të rregulloreve aktuale për covid-19, personeli i sigurisë ishte i vetëdijshëm për turmat që rrethonin Haaland. E dinin se tifozët nuk do të reshtnin së rrethuari yllin e futbollit, duke i kërkuar autografe apo foto. Në fund, presioni u bë aq i madh se duhet ti kërkonim të largohej”.

Kështu, djaloshi i Borussia Dortmund u akuzua pa të drejtë se po jepte një shembull të keq, ndërsa po bënte gjënë e duhur, duke marrë përgjegjësitë e tij për të siguruar distancimin social. Ndërkohë, i ati, e mbështeti të birin përmes reshtave të Mirror: “Forca Erling, kthehu në punë. Jeta e natës nuk bën për ty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *