• |
ide | kryesore

Dëmtohet Mbappe, fërkon duart Gasperini: “Më vjen keq”

-Instant, Sport



Gian Piero Gasperini ka tejkaluar pritshmëritë në Serie A, edhe pas barazimit me Milan në Meazza, e nis tashmë të mendojë për sfidën e Champions kundër Psg. Kampionët e Francës mund ti duhet të bëjnë pa Kylian Mbappé, që doli në lot nga fusha pas sfidës në finale e Kupës së Francës fituar kundër St. Etienne. Një mungesë që nuk mund të mos i japë shpresë teknikut bergamask, pavarësisht hidhërimin për dëmtimin e një kampioni: “U dëmtua shumë – thotë Gasp -. Më vjen keq, shpresoj që të mos jetë dicka serioze. Ai është një lojtar i madh, ne nuk nisemi të fitojmë me fatkeqësitë e të tjerëve. Nëse luan kundër këtyre lloj lojtarësh, që janë të jashtëzakonshëm, e bën rezultat, rezultati yt vlerësohet edhe më shumë”.

Gasp e ka të qartë se pa Cavanin që mbylli kontratën e pa Mbappe, nuk është se humbet vlera e PSG, që mund ti besojë kualitetetve të Neymar apo Icardi: “Në këtë moment kualiteti e përfaqësimi në mbrojtje janë rritur shumë në krahasim me ndeshjet e para pas lockdoën. Edhe sot nuk ishte e lehtë kundër sulmit të Milan që është variabël, me lojtarë me karakteristika të ndryshme. Kjo është baza për të mbajtur fort furinë e një skuadre si Psg e të na vendosë në shanset për ta fituar ndeshjen”.

Në fund edhe një mendim për Ilicic… “Është një lojtar që ndryshon lojë, është një lojtar që na mungon shumë sepse deri në shkurt-mars ishte vendimtar për sulmin tonë, na bën të kemi një kapërcim në kualitet. Tani shpresojmë që të mund të rikuperohet sa më shpejt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *