• |
ide | kryesore

Suning projekton Messi në Duomo: provokim, apo e dhënë merkato mbetet për tu parë

-Instant, Sport



Inter-Messi, një e dhënë e dytë? Duket pikërisht kështu nëse sheh imazhin e shfaqur që PPTV, rrjeti televiziv kinez në pronësi të Suning, ka përdorur për të prezentuar sfidën mes Inter e Napoli sonte në mbrëmje, me hijen gjigante të Pleshtit në pozën e tij klasike të festimit, me dy gishtat tregues drejtuar qiellit, të projektuar në Duomo të Milanos.

Numri 10 i Barcelonës është një ëndërr që është fiksuar fort në imagjinatën e zikaltërve pas lajmit të blerjes së një shtëpie në Milano, jo larg selisë së Inter, nga ana e të atit Jorge, për tu lehtësuar nga tatimet në Spanjë mbi asetet ku investon familja.

Tani, gjetja promocionale e televizionit të Suning i është drejtuar publikut kinez. Direkt të interesuarit, Barcellona nga njëra anë e Inter në tjetrën, kanë mohuar kategorikisht zërat (“po flasim për fantazi futbolli” ka thënë Beppe Marotta; “Leo ka thënë shumë herë se dëshiron ta mbyllë tek Barça: do të shkojë pikërisht kështu, nuk kam asnjë dyshim” ka theksuar numri 1 blaugrana Bartomeu).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *