• |
ide | kryesore

Rruga Elbasan-Qafë Thanë do zgjerohet, Bypass në Librazhd e Prrenjas, do shihet mundësia për tunel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Rruga Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë do të zgjerohet por ndërhyrja finale e saj pritet të bëhet pas hartimit të studim-projektimit nga një konsulent privat. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ndërhyrjet në këtë rrugë do të kenë si synim sjelljen në standarde të saj për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve.

Sipas ARRSH segmenti ku do të ndërhyhet fillon në kilometrin 4.4 nga dalja e qytetit të Elbasanit aty ku mendohet të lidhet me Bypassin e Elbasanit dhe përfundon në kilometrin 58.4 me një gjatësi totale prej 54 kilometrash. Gjerësia ekzistuese e rrugës është 8.1 metra pjesë asfaltike dhe dy bankina të paasfaltuara me nga 0.5-0.75 metra në të dy anët.


Në dokumente thuhet se duhet të bëhet studimi dhe hartimi i projektit të detajuar të segmentit rrugor të kategorisë C2-e modifikuar sipas standardit 2015 me gjerësi të pjesës asfaltike 10.5 metra dhe dy bankina të paasfaltuara me nga 0.75 metra.

Konsulenti duhet të ketë parasysh mundësinë e zgjerimit me korsi të tretë për parakalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Në mënyrë të veçantë në kilometrin 14.4 deri në 18.5 të bëhet studim i detajuar për përmirësimin e gjeometrisë së rrugës duke sjellë atë në standard mundësinë e kalimit të këtij aksi rrugor në tunel. Në kilometrin 23.4 deri tek kilometrik 24 që është pjesë e qytetit të Librazhdit të studiohet mundësia e kalimit me Bypass. Po kështu në kilometrin 53.8 dhe 56.5 e cila është pjesë e qytetit të Prrenjasit të studiohet mundësia për kalimin me Bypass” thuhet në dokument.

Një tjetër element që sjell në vëmendje ARRSH është detyra e konsulentit për të gjetur zgjidhje teknike në mënyrë që disa pjesë të rrugës mos të përmbyten si dhe të bëhet pajisja me të gjithë elementët urban, trotuare, ndriçim kur kalon në zonat urbane dhe në nyje në nivel.

Kompanitë e interesuara për të kryer studim- projektimin e këtij aksi do të duhet që të paraqesin ofertë deri më 12 gusht ndërsa fondi limit është caktuar 53 milionë lekë.

1 Comment

  1. Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

    GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu