• |
ide | kryesore

“Jo vetëm fitoret e Piolit”: Ragnick zbulon motivin që e pengoi të shkonte tek Milan

-Instant, Sport



Ralf Rangnick, ish-objektivi kryesor për pankinën e Milan, ka shpjeguar motivet që nuk lejuan mbërritjen e tij në San Siro. E këtu nuk hyn vetëm mbyllja spektakolare e sezonit nga Pioli, që duhet të ndihet sërisht i kërcënuar nga gjermani, që në deklaratën e tij nuk e mbyll përfundimisht derën për të ardhmen.

Për ‘Il Corriere della Sera’ tekniku gjerman është shprehur: “Një përgjigje e thjeshtë mund të jetë: ndodhi pandemia e Covid. U kontaktova në fund të tetorit, kur Milan ishte i 14 e 3 pikë nga zona e rënies nga kategoria. Më bëri përshtypje njohja që kishin për punën time në të kaluarën. Pastaj Stefano Pioli fitoi 9 ndeshje e barazoi 3, kështu që cështja u mbyll. Ishim dakord për faktin se të ndryshoje, në atë pikë, nuk do të ishte e arsyeshme për momentin. Në këndvështrim afat mesëm-gjatë nuk e di nëse mund të kishte një përgjigje më komplekse. E sigurtë është se nuk kam ndryshuar bindje e filozofi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *