• |
ide | kryesore

Publikohet video që Kardashian nuk do donin të kishin qënë pjesë

-Instant, Paparazzi, Slider



Të gjithë artistët e kanë një videoklip që do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Mirëpo, në epokën digjitale asnjë gjë nuk mund të qëndrojë sekret për një kohë të gjatë. Së fundmi është publikuar një videoklip i Kanye West dhe Tyga-s, i xhiruar 3 vite më parë, pjesë të cilit janë Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, partneret e reperve asokohe. Videoklipi, i titulluar “Feel me”, flet për ato çfarë i bën Kim dhe Kylie-n të jenë në qendër të vëmendjes, duke filluar nga jeta luksoze e deri te format trupore. Klipi mbyllet me një skenë të çuditshme, ku Kim Kardashian sjell në jetë Kylie Jenner. Për ta kuptuar për çfarë po flasim, hidhini një sy videos. Nëse u hutuat nga fundi i videoklipit, regjisori Eli Russell Linnetz, i cili drejtoi videon, si dhe videot “Famous” dhe “Fade” të Kanye, ka treguar domethënien e videos për E! News. Kylie Jenner duke lindur nga Kim Kardashian është simbolikë e rritjes së famës së saj.

“Videoja paraqet Kylie-n që del nga vagina e Kim-it”, shpjegoi ai. “Kuptimi metaforik është se nuk do të kishte Kylie pa Kim.”

Kim ka qenë emri i parë që u bë i famshëm nga familja Kardashian, ndërkohë që më vonë Kylie forcoi pozitat e saj në botën e showbizit, jo vetëm me lajmet nga jeta e saj private, por edhe për suksesin e saj në biznes me Kylie Cosmetics. Siç ka rrëfyer Linnetz, videoklipi i “Feel Me”, i xhiruar tre vite më parë, nuk e pa dritën e diellit deri më tani, pasi Kylie dhe Tyga u ndanë pak kohë pas përfundmit të xhirimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *