• |
ide | kryesore

Inter humb durimin: Eriksen i sakrifikuari që mund të zbllokojë situatën për Kanté

-Instant, Sport



Inter është në kërkim të dëshpëruar të financave për të rrëmbyer më pas nga Chelsea objektivin e madh të Conte për mesfushën, N’Golo Kanté. Kështu, në merkato mund të përfundojë blerja e madhe e janarit, Christian Eriksen. Suning ka nevojë të arkëtojë e nëse për danezin, që u pagua 27,5 milionë në janar, do të mbërrinte oferta e duhur, mund të formalizohet divorci i papritur. Në këto muaj danezi vetëm ka lënë të nënkuptohet klasi i tij i madh e ka vuajtur shumë për tu integruar në skemat e Conte.

Të shesës para se të blesh. Eshtë kjo strategjia e zikaltërve, që tani janë përpara një dileme të madhe në lidhje me ish-mesfushorin e Tottenham. Ashtu si bën të ditur ‘La Gazzetta dello Sport’, shoqëria e tekniku besojnë akoma se danezi mund të jetë një vlerë e shtuar në sezonin e ri e nuk ka për më tepër shenja thyerje të mardhënieve, sa më pak dëshirë nga ana e lojtarit apo klubit për tu ndarë. Por nëse arrin një ofertë interesante, letrat në tavolinë mund të ndryshojnë, sepse sot Eriksen nuk është i paprekshëm për Conte e tekniku salentin preferon interpretues të rolit më fizik e të karakterizuar nga vrapimi intensiv, si Vidal e Kanté.

Për kilenin është gjithcka e kryer e pret vetëm që Barcelona ta lirojë gratis, pastaj do të lidhet me zikaltrit për një kontratë dyvjecare. Për sa i përket sulmuesit të katërt që do ti shtohet Lukaku, Lautaro e Sanchez, rriten kuotat e një tjetër ish-juventini, Fernando Llorente, që Napoli nuk do kishte probleme ta linte të lirë. Një tjetër lëvizje ekonomike, sepse përpara se të bëhet një blerje e rëndësishme, Inter duhet të lirohet nga Perisic, Joao Mario, Nainggolan e Dalbert e të sakrifikojë një mes Eriksen, Brozovic e Skriniar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *