• |
ide | kryesore

Robert Berisha së shpejti me një emision të tijin

-Instant, Paparazzi, Slider



Robert Berisha, ka përgatitur së fundmi një surprizë për publikun shqiptar. Tashmë, ish-partnerin e Nora Istrefit s’do ta shohim vetëm si këngëtar, por edhe si moderator. Ai po sjell një emision të ri të tijin, i cili do të titullohet “Robi plaket kur do vetë”. Bazuar nga titulli, programi i tij i ri pritet të jetë tepër interesant, pasi Roberti shquhet gjithashtu për batutat e tij të shumta dhe tipin tepër spontan. Të shumtë janë personazhet VIP që e kanë uruar këngëtarin për këtë fillim të ri, duke ripostuar logon e emisionit të tij. Megjithatë, ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes së transmetimit të “Robi plaket kur do vetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *