• |
ide | kryesore

Arrestohet në Turqi anëtarja e organizatës terroriste DEASH

Planet



Në Adana të Turqisë është kapur anëtarja e organizatës terroriste DEASH, Soumaya Raissi, e kërkuar me buletin të kuq nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë, ekipet e Drejtorisë së Policisë në provincën e Adanas kanë përcaktuar se anëtarja e organizatës terroriste DEASH, Soumaya Raissi (30) ka arritur në qytet.

Ekipet e kanë arrestuar anëtaren e organizatës terroriste me origjinë nga Tunizia me letërnjoftim të rremë të Sirisë.

Raissi, për të cilën autoritetet franceze thanë se është “e rrezikshme”, u dërgua në Drejtorinë e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *