• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund i përgjigjet Bayern, me gjuhën e Halaand: Schalke në krizë pa fund

-Instant, Sport, Video



Duhej një fitore bindëse për Borussia Dortmund, pas dështimit kundër Lazios në Champions, e fitorja erdhi në derbin tradicional të Ruhr. Problemet e ndeshjes kundër bardhekaltërve, në realitet, u panë gjatë gjithë pjesës së parë, me verdhezinjtë që, nëse përjashtohet konkluzioni i Dahoud në të 31’ që kaloi pak mbi traversë, i krijojnë shumë pak rreziqe portës së Ronnow.

Në pjesën e dytë, presioni i Dortmund bëhet i rëndë: në të 54’ Salif Sané rrezikoi autogolin në zhvillimet e një goditje dënimi, por në këndoren pasuese Schalke nuk mund të bënte asgjë kundër shpejtësisë së ekzekutimit të Akanji, që e gjeti topin mes këmbëve gati rastësisht, por e përdori mirë duke firmosur avantazhin nga fare pranë. Goli i entuziazmoi të besuarit e Lucien Favre që dyfishuan pas 6 minutash: ai që shënoi ishte i pandalshmi Erling Haaland, që pas një asist të Sanchos, iu shmang mbrojtjes kundërshtare e kaloi portierin me një goditje delikate nga poshtë.

Minatorët dolën përfundimisht nga ndeshja e Borussia përfitoi për të mbyllur llogarinë me një goditje me kokë të Hummels, në krosimin nga këndi të Raphael Guerreiro në minutën e 78. Ishte emocioni i fundit, Dortmund fitoi e mbeti në vendin e dytë bashkë me Bayern, -1 nga Leipzig. Schalke në krizë pa fund: vetëm një pikë në 5 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *