• |
ide | kryesore

Barcelona e tërbuar me VAR e arbitrin: Sergio Ramos mashtroi arbitrin

-Instant, Sport



Nuk është dicka e re. Në përfundim të Clasico është normale të shohësh dy masa e dy anë në analizën e ndeshjes, nëse e bëjnë nga Barcellona apo nga Madridi. Në kryeqytet festojnë fitoren e Real, në Katalonjë i jepet amplifikim episodit që vendosi ndeshjen: penalltia për mbajtjen e Lenglet ndaj Sergio Ramos, akorduar nga arbitri pas konsultimit me Var. E pikërisht teknologjia që ndryshoi futbollin botëror është në qendër të polemikave. Sipas asaj që thotë “Mundo Deportivo” shihet qartë nga imazhet se kapiteni i Real “ka mbërthyer e shtyrë mbrojtësin francez të Barças para se ky i fundit, duke u rrëzuar, të tërhiqte nga fanella Sergio Ramos që, duke patur një raport të mirë me Var që kur është futur, ka dramatizuar rënien jo natyrale, duke mashtruar arbitrin Martínez Munuera”.

Fjalë të forta që ndjekin ato të thëna një ditë më parë nga tekniku blaugrana Koeman: “Penallti? Për mua nuk ishte. E i kam kërkuar arbitrit që të më shpjegonte njëherë e mirë si funksionon VAR këtu në Spanjë. Përse përdoret vetëm kundër nesh?”. Me pak fjalë, Clasico mbetet e tillë edhe për polemikat që mbart me vete. Var nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka mbajtur gjallë një traditë qindra vjecare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *