• |
ide | kryesore

Pritën orarin e stërvitjes: nga shtëpia e trajnerit të Romës hajdutët dolën me 100 mijë euro

-Instant, Sport



Bota e futbollit është gjithnjë e më shumë në shënjestër të grabitësve. Pas vjedhjes në shtëpinë e ish-kampionit të botës Luca Toni (që për më tepër pësoi edhe një traumë sepse ishte në shtëpi me familjen) e asaj në shtëpinë e Correa, me lojtarin në fushë gjatë kohës së grabitjes, radhën e ka patur trajneri i Romës Paulo Fonseca.

Të premten e kaluar, ndërsa portugezi ishte në Trigoria, banesa e tij është bastisur. Fatura e humbjes (që përbëhet nga tre orë plus disa objekte të cmuara) vërtitet rreth 100 mijë euro.

Hajdutët e kanë patur një grabitje të sigurtë, gjë që supozon se plani ka qenë i studiuar në detajet më të vogla. Për fat, në atë moment, nuk ishin prezentë as trajneri verdhekuq, që po merrej me stërvitjen e skuadrës në qendrën stërvitore, por as gruaja e i biri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *