• |
ide | kryesore

Dua Lipa, pjesë e albumit të Miley Cyrus (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus prej disa muajsh ka qenë duke u përfolur për një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Ajo ndau një fotografi të përbashkët në Instagram, ku dyshja u shfaqën së bashku në një studio muzikore në New York. Krijuesja e hitit “Levitating” ka qenë e ftuar së fundmi në Zach Sang: Just the Interviewspër të folur për projektin e saj të ri Studio 2054 dhe albumin e ri.


Sang e ka pyetur atë për bashkëpunimin me Miley Cyrus dhe më poshtë është e gjitha çfarë tha 25 vjeçarja:

Ky projekt nuk ishte dueti i parë i mundshëm midis Cyrus dhe Dua Lipës, teksa kjo e fundit shpjegoi pse të dy vajzat po presin për këngën e duhur. “Ne duhej të bënim një këngë së bashku pak më parë dhe pastaj vendosëm që ajo të mos na përfaqësonte në të vërtetë”, tha Dua Lipa për Snag. “Kështu që ne donim të futeshim në studio dhe të punonim për diçka që ndihej shumë unike për ne dhe diçka që njerëzit nuk kishin dëgjuar nga ne më parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *