• |
ide | kryesore

F1/ “Jam një ko*e, më falni”: Leclerc grushte timonit të Ferrarit pas humbjes së podiumit

-Instant, Sport



Charles Leclerc nuk ka mundur të fshehë dëshpërimin pas flamurit me katrorë në Turqi, ku ka humbur podiumin. Ferraristi e mori gjerë kthesën e parafundit, duke humbur vendin e dytë e duke përfunduar i katërti në garë, gjë që e bëri të shfryjë dufin mbi timon e në kominikimin radio me skuderinë: “Më falni, jam një ko*e, jam një ko*e, jam një ko*e plotësisht” duke goditur me grushte timonin e kaskën. Pastaj Binotto tentoi ta qetësonte pilotin e tij: “Rri i qetë, bëre një garë të madhe”.

Edhe pasi ra pak tërbimi, piloti i Ferrarit nuk arriti të përmbahet para telekamerave: “Nuk kam fjalë, të paktën nuk mund të thuhen në tv: i thashë të gjitha në komunikimin radio me skuadrën. Jam dukshëm i zhgënjyer, shumë: bëra një garë të madhe, por pastaj hodha gjithcka poshtë në xhiron e fundit. Më vjen keq për skuadrën”.

Pastaj një mendim për Sebastian Vettel: “Jam shumë i lumtur për të, edhe pse nuk dallohet. Pas një viti të vështirë ka marrë podiumin e parë dhe e meritonte vërtetë”.

https://www.youtube.com/watch?v=jbHBI8imKUk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *