• |
ide | kryesore

Miley dhe Dua realizojnë klipin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë “Prisioner” dhe nga ç’kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më “të egër”.

Videoklipi publikohet sot (19 nëntor), por Dua dhe Miley diçka na treguan, si për t’i thënë botës se ky bashkëpunim do të jetë epik!

Në videon përmbledhëse të postuar në Instagram, vajzat shfaqeshin të rrëmujshme, seksi, “gjakpirëse” dhe të çmendura me energjinë e rock ‘n’ roll. Ndonëse nuk është hera e parë që e shohim Miley-n në performanca të tillë, ky version i Dua-s vjen surprizë për të gjithë!

Një bashkëpunim me Miley-n, Dua e kishte menduar që ta përfshinte në albumin e dytë, “Future Nostalgia”, mirëpo projekti i përbashkët nuk u bë pjesë e albumit sepse këngëtaret vendosën të punonin diçka tjetër, që do të ishte “Prisioner. “[Nuk u përfshi në album] kënga që unë dhe Miley punuam bashkë. Vendosëm që të bënim diçka ndryshe, por në fakt nuk kemi patur mundësinë që të shkojmë në studio dhe të punojmë me diçka të re, por shpresoj që pas karantinës do të takohemi sërish,”- tha Dua gjatë një interviste të pak muajve më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *