• |
ide | kryesore

Theu traun e doganës në Kakavijë për të shkuar drejt Greqisë, tre akuza rëndojnë mbi shqiptarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një qytetar shqiptar ka thyer shufrat metalike të kontrollit të trafikut në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Ngjarja ndodhi të dielën vonë, ku shqiptari me një makinë private arriti të kalonte pikën e kalimit duke mos u kontrolluar nga doganierët. Menjëherë u dha një alarm dhe filluan kërkimet.

Automjeti u gjet pak më vonë nga policia në rrugën nacionale Kakavijë – Janinë, ndërsa shoferi që nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në Greqi u ndalua dhe u arrestua. Ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të dalluar të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *