• |
ide | kryesore

“Like” i Totti për Manolas pas Napoli-Roma 4-0: ish-kapiteni verdhekuq mes polemikave

-Instant, Sport



Francesco Totti e ka parë veten në mes të një stuhie kritikash, rastësisht ose ndoshta rastësisht/ Pyetja që bëhet gjithnjë në këto raste është gjithnjë e njëjta: pëlqim me dëshirë, pa mendje apo program që kalon automatikisht? I ka ndodhur shpesh shumë personazheve të famshëm të vendosin në Instagram “më pëlqen” pak a shumë rastësor, e kjo gjë i ka ndodhur këtë herë Francesco Totti.

Edhe në të kaluarën nga profili i kapitenit historik të Romës ishte bërë ndonjë ‘like’ i cuditshëm për shitjen e mundshme të Florenzit e, për shembull, edhe teknikut Fonseca i kishte shpëtuar një pëlqim (prej tij i mohuar) në një koment kundër Florenzit. Por këtë herë cështja është më serioze sepse në rrjetet sociale është shfaqur aprovimi i Totti në një postim të Manolas që feston fitoren e djeshme të Napolit.

Nuk do të kishte asgjë të keqe duke parë se greku e Totti janë miq e kanë luajtur bashkë për tre sezone, nëse nuk do të ishte që Napoli, mbrëmë, ka shkatërruar 4-0 pikërisht Romën. E kështu tifozëve verdhekuq ky ‘like’ i Francescos nuk i ka pëlqyer: “Përse, kapiten?”, ishte një prej komenteve që qarkullojnë në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *