• |
ide | kryesore

Globe Soccer Awards 2020: Ronaldo e Messi sfidohen për Lojtarine Shekullit, mes trajnerëve ‘mbin’ Gasperini

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Robert Lewandowski janë finalistët për Cmimin Best Player of the Year 2020 në edicionin e ardhshëm të Dubai Globe Soccer Awards, ceremonia për të cilin do të zhvillohet në 27 dhjetor. CR7 e Pleshti janë në finale edhe për Best Player of the Century, bashkë me Mohamed Salah e Ronaldinho. Në kategorinë e trajnerëve, Coach of the Year, do të sfidohen Hans-Dieter Flick, që fitoi tripletën me Bayern, Jurgen Klopp, kampioni rekordmen në Premier me Liverpool, e Gian Piero Gasperini, tekniku i Atalantës. Shumë interesante do të jetë beteja për cmimin Agent of the Century 2001-2020, me Giovanni Branchini në krah të Mino Raiola, fitues i Globe Soccer Award si menaxheri më i mirë i 2016, e Jorge Mendes (fitues për 9 herë).

Për herë të parë në historinë e Awards, finalistët janë zgjedhur nga tifozët e gjithë botës, që kanë votuar për të preferuarit e tyre, klubet, trajnerët e menaxherët e preferuar të vitit e të shekullit. Fituesi i kategorisë së tetë, Player Career Award që cdo vit i jeper karrierës së një legjende të futbollit, do të njoftohet gjatë ceremonisë.

Janë pastaj dy kategori ‘speciale’ që vlerësojnë trajnerin më të mirë (Coach of the Century 2001-2020) e klubin më të mirë të shekullit. Pankinën e diskutojnë Alex Ferguson, tekniku më fitues i historisë së futbollit, Pep Guardiola, José Mourinho e Zinedine Zidane, që në 5 vjet me Real Madrid barazoi me 3 fitore radhazi të Champions League rekordin e fitoreve të arritura deri në atë kohë në këtë kompeticion vetëm nga Carlo Ancelotti e Bob Paisley.

Në finale për skuadrën më të mirë të vitit janë Bayern, Real e Liverpool, ndërsa finalistët për skuadrën më të mirë të shekullit janë, bashkë me bavarezët e Blancos, edhe Barcellona e Al Ahly, skuadra e Premier League egjiptiane.



1 Comment

  1. Te krahasosh te madhin messi me ronalden eshte njelloj si te krahasosh LeBron James me edvin ramen ne basketboll
    Megjithese po te pyesesh komunistat ky kaqloli eshte mo i mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *