• |
ide | kryesore

“121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore”: Milan feston ditëlindjen me urime të pafundme

-Instant, F1, Sport, Video



Ditë feste për Milan që sot, 16 dhjetor 2020, mbushi 121 vjec. Një moment i bukur për të festuar duke parë vendin e parë në kampionat e kualifikimin në 1/16 e Europa League të skuadrës së Piolit. Nga ai 16 dhjetor 1899 klubi kuqezi është bërë një nga skuadrat më të rëndësishme të Italisë, por edhe Europës e botës falë sukseseve të mëdha në vitet 50′ e ’60 e, sidomos falë triumfeve të kohës së Berlusconit që e pagëzoi përfundimisht edhe jashtë kufijve italianë.

Në Twitter kanë ardhur urimet e Lega Serie A e presidentit kuqezi, Paolo Scaroni, që ka shkruar: “121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore. Është një e ardhme për tu shkruar e ndërtuar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Milanit tonë”.

Faqja zyrtare e Milan kujtoi më pas se si në 16 dhjetor është edhe data e trofeut të fundit ndërkombëtar të kuqezinjve: fitorja, 13 vjet më parë, e Botërorit për klube kundër Boca Juniors në finalen e Yokohamas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *