• |
ide | kryesore

Tirana sjell lojtarin më të paguar në Superiore: për Krishtlindje Dede kishte kërkuar ‘fantazi’

-Instant, Sport



Që kur Nevil Dede mbërriti tek Tirana, gjërat nuk është se shkuan mirë e me dy barazimet e fundit, kundër Skënderbeut e Kukësit, u harruan edhe ato dy fitore që iluzionuan ambjentin bardheblu. Egbo u shkarkua në javën e dytë të kampionatit, në humbjen e parë (bashkë me eleminimin nga Kupa) e që atëherë 5 barazime 2 fitore e 1 humbje me teknikun e ri. Natyrisht nuk janë shifra për kampion, ndaj dhe lëvizja e drejtuesve kryeqytetas për të kapërcyer ngërcin është e kuptueshme: në janar mbërrin Ferhan Hasani, goditja e madhe e Tiranës.

AKORDI
Drejtuesit bardheblu e kanë konfirmuar lajmin e merkatos, duke u ekzaltuar nga fakti se sjellin në dispozicion të Dedes një lojtar të aftë të shënojë e të bëjë të tjerët të shënojnë, duke qenë se në karrierë ka dhënë 50 asist. Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ka firmosur një kontratë 18-mujore me bardheblutë, duke u bërë futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore: 12 mijë euro në muaj.

KUSH ËSHTË HASANI
Hasani në karrierë ka luajtur edhe për Ëolfsburg në Gjermani e Brondby në Danimarkë, pa llogaritur vitet e kaluara me Shkëndijën. 30 vjecari vjen në kryeqytet pas aventurës në Finlandë me Helsinikin, për të cilët ka luajtur vetëm 9 ndeshje duke shënuar 5 gola në kampionat, e 2 gola në kupë, që e cojnë totalin në 7 gola në 16 ndeshje. Një fantazist me instikt goli impresionues: 80 në 201 ndeshje, edhe në kampionate të rëndësishme europiane, që e bëjnë atë lojtarin ideal për të bërë diferencën për 25 herë kampionët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *