• |
ide | kryesore

Probleme me justifikimin e pasurisë, KPK shkarkon prokurorin e Apelit, Pelivan Malaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Pelivan Malaj. Shkarkimi prokurorit të Apelit Vlorë vjen pasi ai ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë, me burime të ligjshme. Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *