• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni ndërhyrjen ‘vrasëse’ në Brazil: portieri përfundon në spital me pesë qejpe

-Instant, Sport



Kërkoi falje menjëherë, sepse duhet të ketë kuptuar menjëherë ndërhyrjen vrasëse që bëri. Leandro Castan, ish-mbrojtës i Romës, që luan për Vasco da Gama, u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes kundër Bahias për një faull shumë të rëndë ndaj Douglas, që i kushtoi pesë qepjeve portierit kundërshtar.

Imazhet shpjegojnë më mirë se çdo fjalë, Castan hyri me këmbën të ngritur mbi fytyrën e portierit të Bahias, që u goditi fort me taka dhe u shemb përtokë nga dhimbja. Një faull shumë i rëndë, por jo me qëllim, sepse braziliani po shikonte topin dhe nuk e vuri re daljen e portierit në goditjen e lirë, që çoi më pas në golin me kokë të Ygor. Arbitri padyshim që përjashtoi me karton të kuq ish-mbrojtësin verdhekuq (me ndihmën e Var), i cili menjëherë pas ndeshjes ka publikonte një postim në rrjetet sociale për të kërkuar falje për ndërhyrjen. Falje që u pranuan menjëherë nga portieri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LC5 (@leandrocastan)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *