• |
ide | kryesore

Imazhet e propagandës/ Mjekët pozojnë me përparëse në mes të borës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestimi i mjekut Edvin Prifti dhe i disa infermierëve, që merrnin ryshfet në spitalin infektiv, duket se e kanë vënë në një pozicion të vështirë retorikën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që kur bëhet fjalë për mjekët, nuk sheh njerëz të zakonshëm, por vetëm “heronj”.

Për këtë arsye në rrjetet sociale ka nisur një fushatë intensive për të reklamuar sakrificën e punës së tyre të përditshme, përmes disa fotove, që i tregojnë në kushte të vështira, sidomos këto ditë kur ka pasur reshje të shumta bore.

Por në përpjekje për t’i zhveshur mjekët nga dobësitë njerëzore, ata janë vënë të pozojnë në situata qesharake, kur pacientëve iu matet tensioni jashtë në terrene me borë, apo kur mjekët qëndrojnë në të ftohtë, duke pozuar për aparatin fotografik, të veshur me përparësen e bardhë. Për të kuptuar se si janë pritur këto foto, mjafton të lexohen disa prej komenteve, poshtë tyre.



11 Comments

  1. Nuk jane me perparese por duke qene se jemi ne lufte kane veshur kamuflazh bore qe te mos i shohi virusi ne rruge.

  2. Ky mjeku me bluze te bardhe ne mes te bores, ne mes te rruges, pa xhup.
    Sa te pacipe qe jane!!!
    Vetem propagande, e shume leke per veten e tyre.

  3. Hahahah o zot cna shkrine se qeshuri e na lujten menç me kete propagande bajate. As pas 45′ nuk eshte bere nje propagande kaq bajate dhe e felliqur. I masin plakes se shkrete tensionin ne bore. Prite kur te dal duke bere check-up dhe vaksinen anti Covid ne pyjet me debore:) propaganda.

  4. Propoganda e ketij pushteti eshte bere e peshtire. Vetem facebook instagram media.
    Tani i kane dale petet byrekut. Ka efekt negativ

  5. Keta rilindas te qelbur pa din e pa Iman jane bere te neveriteshem ,tallen me shqipetaret me keto foto .Nuk ka kryeminister ne bote te presi vaksinat ne aeroport .Ky felliqesire na detyron te mos hapim TV se na tall cdo sekonde . Kjo qeveri e orgjirave e imoralitetit e mashtrimit e ajdutellekut duhet hedhur ne Lane bashke me ujrat e senza

  6. A ka mundesi qe nuk asnje njeri normal per qark tyre ti thote se po tallen me vetveten. E kujt I plasi se po dalin ne bore apo shi. Tashme u ka dale boja se pa paguar nuk te kurojne. Rrofte mjeksia falas me LEKE nen dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *