• |
ide | kryesore

Policia italiane tjetër goditje ndaj ‘Ndraghetës’, arrestohen 17 persona, konfiskohen disa biznese

-Instant, Lajme, Planet



Policia italiane ka kryer një tjetër goditje ndaj organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ me qendër në Cosentino. Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit janë kryer 17 arrestime mes njerëzve që besohet të jenë të lidhur dhe afër klanit të fuqishëm të ‘Ndrangheta të Forastefano, që vepron në Cassano dhe në territorin e Sibaritide.

Si pjesë e operacionit, u kryen gjithashtu edhe konfiskime të kompanive dhe bizneseve. Detajet e mëtejshme për këtë operacion do të jepen gjatë një konferencë shtypi në orët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *