• |
ide | kryesore

Zbulohet e vërteta e ndarjes së JLO nga Alex Rodrigues

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është  përfolur në  media se këngëtarja Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues i kanë dhënë  fund lidhjes v tyre.
Mirëpo një  burim i afërt me dyshen i ka hedhur poshtë  aludimet duke treguar se ata nuk janë zyrtarisht të ndarë “Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë .Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë”, është shprehur burimi. Në muajin janar mediat e huaja raportuan se Alex kishte tradhtuar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Por, Madison i hodhi poshtë spekulimet , duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *