• |
ide | kryesore

Kryeministri francez vaksinohet me “AstraZeneca”: Mund të kemi besim të plotë te vaksina

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri francez Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca të premten. Lajmin e bëri të ditur zyra e tij, në një kohë kur besimi në këtë vaksinë ka rënë ndjeshëm.

Kryeministri është 55 vjeç dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por kjo është një nisme nga ana e tij për të treguar “se mund të kemi besim të plotë tek vaksina”.

Vaksinimi u bë në spitalin Ushtarak Begin afër Parisit, sipas zyrës së tij. Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i ri francez i buxhetit Olivier Dussopt tha në një intervistë për mediat se programi i vaksinave do të kushtojë midis 3 dhe 4 miliardë euro.

“Nëse ka një shpenzim që ne me të vërtetë nuk duhet ta kufizojmë, ai është shpenzimi për vaksinimin”, tha Dussopt.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar po ashtu se do të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s, pasi EMA i dha kësaj të fundit dritën jeshile për efikasitetin dhe sigurinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *