• |
ide | kryesore

Formacioni/ Kurthi i sulmuesve të fshehur: ja si Reja tenton të befasojë Anglinë

-Instant, F1, Sport, Video



Edoardo Reja është fanatik i modulit të tij të lojës, atë 3-5-2 që mes funksionimit e kritikave, ka lënë jashtë lojtarë plot kualitet, që nuk e gjejnë veten në variantin taktik të italianit. E megjithatë në ditët kur kërkon të bëjë dicka ndryshe, Reja nuk heziton të tentojë të surprizojë kundërshtarin. E ka bërë kundër kampionëve të botës të Francës e është i prirur ta bëjë kundër Tre Luanëve të Southgate. Kundër Anglisë, të kondicionosh ndeshjen duke u munduar të bllokosh invididët e kundërshtarit, mund të mos mjaftojë. E kështu tekniku ka menduar kurthin e ‘sulmuesve’ të fshehur, edhe pse është e qartë që ata, në këtë rast Uzuni e Kamberi, duhet të sakrifikojnë shumë në aspektin difensiv.

Mungesa e Kumbullës në mbrojtje, i disponueshëm për shkak dëmtimi, është gjëja e fundit që e shqetëson Rejan. Veseli, Ismajli e Gjimshiti janë garanci, pa harruar se edhe Ajeti është alternativë. E megjithatë ata që mund ta nisin nga pankina janë Lenjani, Memushaj, Cikalleshi dhe Manaj. Hapësirë për një mini-revolucion, të një mbrojtje të përforcuar me pesë e me katër mesfushorë: një tranzicion ultraofensiv që do të kërkojë spostimin e dyshes Uzuni-Kamberi krah Brojës, sulmues i vetëm, me Hysajn e Dokën që do ti suportojnë mesfushorët e mbetur Bare e Laci.

Gjasula mund të sakrifikohet nga shpejtësia e anglezëve, që nuk i jep dorë për tu vendosur para mbrojtjes, ndërsa Reja kërkon freski fizike e ritëm të lartë për të përballuar Kane, Sterling e të tjerët. Kështu, në portë pritet të jetë Berisha, që do të ketë një repart të populluar përpara: Doka në të djathtë, në qendër Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe në të majtë Hysaj. Mesfusha është me Uzunin, Baren, Laçi, Kamberi dhe në sulm i vetëm pritet të jetë Broja, i vetëm. Një sulmues që njeh mirë futbollin e ishullit e që mund të ketë karikimin e duhur për ti bërë keq Pope.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Portier: Berisha
Mbrojtës: Doka, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj
Mesfushorë: Uzuni, Bare, Laci, Kamberi
Sulmues: Broja

https://www.youtube.com/watch?v=74OJkkwPp4s&t=7s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *