• |
ide | kryesore

Policia me urdhër të prerë/ Mijëra efektivë blindojnë qendrat e votimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



5200 punonjës policie janë pranë qendrave të votimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në to. Vendosja e tyre ka ardhur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu.

7519 punonjës policie janë trajnuar që prej dhjetorit për t’u angazhuar në këto zgjedhje. Policia po ndjek një plan me 4 faza për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

Rëndësi i është kushtuar ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve ku koordinohen forcat e policisë dhe ato komando.

Policia e shtetit ka referuar në prokurori më shumë se 30 raste që lidhen me krimet zgjedhore.

Në ndryshim nga vitet e tjera KQZ ka kërkuar nga policia të mos lejojë grumbullime 150 metra afër qendrave të votimit si edhe të mos angazhojë punonjës policie me më pak se 4 muaj eksperiencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *