• |
ide | kryesore

U skualifikua nga Ornaldo Rakipi/ Ervin Bushati shpjegon dështimin me votat në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, dhe u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Pocialiste, pastër, drejt dhe suksesshëm.

“TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Ne cilesine e Kryetarit te PS te Tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!’– shkruan Bushati.



5 Comments

  1. Pergezoj PS e Tiranes e gjithe Shqiperise per fitiren e madhe kunder popullit opozitar. Kjo ishte

    nje beteje jo per 4 vjet por te pakten per 50 vitet e ardheshme. Kjo fitore eshte e krahasueshme

    vetem me fitoren e partise komuniste ne vitin 1944 dhe te turqeve osmane pas vdekjes se

    Skenderbeut por me nje ndryshim “te vogel” se ne rast se turqit perdoren shpaten e zjarrin,

    komunistet perdoren armet, burgjet, internimet, shpronsimet, torturat, kesaj here u perdoren parate,

    dhe influenca shteterore. Besoj se rezistenca e popullit opozitar do te vije duke u shuar per shkak

    se do te kene krejt makinerine shtetrore kunder tyre qe ne menyre te programuar do tua

    veshtiresoje jeten ne te gjitha format qe ose ” te nderrojne fe” ose te largohen nga Shqiperia.

    Mendoj se me e mundeshmja do jete largimi per ata qe e kane kete mundesi, ndersa te tjeret

    ca pleq te vetmuar do shuhen dalengadale. Edhe njehere pergezime per fitoren kunder armikut

    opozitar.

  2. s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

    “1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:

    – PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.

    – Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *