• |
ide | kryesore

Asap Rocky konfirmon romancën me Rihannën

-Instant, Paparazzi, Slider



ASAP Rocky sapo e konfirmoi lidhjen e tij me Rihanna-n. Ai foli për herë të parë në një intervistë për GQ, ku e quajti Riahanna-n, zonjën e tij dhe dashurinë e jetës. Ky ishte momenti shumëpritur nga fansat e tyre.

ASAP Rocky nuk dha shumë detaje, përveçse u shpreh se nuk ishte ndjerë ndonjëherë më mirë se kaq, pasi kishte gjetur të duhurën.

Gjithashtu ai foli edhe për dëshirën e madhe për t’u bërë baba një ditë.

Çifti kaloi pushimet së bashku, dhe një burim për Entertainment Tonight tha:

“Kalimi i Krishtlindjeve së bashku ishte një hap që e qartësoi marrëdhënien midis Rihanna-s dhe A$AP. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin për aq kohë sa janë dhe miq dhe në një mjedis pune, gjë që e bën kaq të lehtë për ta të shkojnë mirë, të udhëtojnë së bashku dhe të përfshihen në jetën e njëri-tjetrit në mënyrë të plotë. Ata gjithmonë kalojnë një kohë kaq të mirë së bashku dhe padyshim që duken të dashuruar.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *