• |
ide | kryesore

Champions League 2021/22: ja si ndahen skuadrat në grupe, me shumë fat Juventus

-Instant, F1, Sport



Champions League bëhet gati për edicionin e 67 të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve evropiane, që do të fillojë me parapërgatitjet nga 8 qershori dhe do të marrë formë në 26 gusht me shortin e fazës së grupeve. Inter, kampion i Italisë do të jetë kokë grupi, Milani i cili kthehet në turne pas 7 vitesh do të rifillojë nga vazoja e katërt, ndërsa Juventus dhe Atalanta do të jenë përkatësisht në vazon e dytë dhe të tretë. E kjo ndarje vlen opër të gjitha kampionatet që dërgojnë në Champions katër skuadra, me ndonjë përjashtim.

VAZO 1: Atletico Madrid, Manchester City, Inter, Bayern Munich, Lille, Sporting Lisbon, Villarreal, Chelsea

Triumfet befasuese në shtëpi të Lille, Sporting Lisbonës dhe Atletico Madrid dhe triumfi në finalen e Europa League të Villarreal revolucionarizojnë vazon e parë, ku janë futur mbajtësit e dy kupave dhe fituesit e 6 (ose 7) kampionateve kryesore kombëtare. Skuadra e Emery nuk u kualifikua në fushë, kështu që falë fitores në Gdansk ata bëhen ekipi i pestë spanjoll në garë. Falë triumfit ndaj City, Chelsea u bë skuadra e tetë në vazo, ndërsa kampioni rus Zenit zbriti në vendin e tretë.

VAZO 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, PSG, Liverpool, Sevilla, Manchester United, Borussia Dortmund

Në vazon e sistemuar sipas renditjes së Uefa për klube është Juventus dhe për bardhezinjtë duket se është një avantazh sepse ata me siguri do të shmangin përballjen me elitën e futbollit evropian: Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Psg, Manchester United, Sevilla dhe Borussia Dortmund. Lajm i mirë për Juven, por duhet bërë kujdes sepse janë tre skuadra spanjolle dhe dy angleze në vazo: një situatë që, duke pasur parasysh ndalimin e derbit në fazën e grupeve, mund të çojë në grupin e tyre një mes Manchester City (ose Chelsea) dhe Atletico Madrid.

VAZO 3: Ajax, Leipzig, Atalanta, Porto, Zenit

Për momentin janë vetëm pesë skuadra të sigurta dhe mes tyre është Atalanta, që për këtë arsye nuk do të kthehet në Amsterdam sezonin e ardhshëm për të sfiduar Ajax. Në ekuilibrin midis vazos së tretë dhe të katërt janë: Besiktas, Dinamo Kiev dhe Brugge.

VAZO 4: Milan, Wolfsburg

Milan kthehet në Ligën e Kampionëve pas 7 vitesh dhe fillon nga vazoja e fundit, kështu që Pioli me siguri do të ketë një grup të hekurt (edhe pse ekziston shpresa për tu shortuar me Sporting, Lille ose Villarreal nga vazoja e parë). Së bashku me kuqezinjtë për momentin në këtë vazo është vetëm Wolfsburg, që kthehet në Evropën që ka rëndësi gjashtë vjet që nga hera e fundit.

KALENDARI
Shorti
26 Gusht 2021: faza e grupeve
13 dhjetor 2021: raundi i 1/8
18 Mars 2022: çerekfinale dhe gjysmë finale

Faza e grupeve
14/15 shtator 2021: dita e parë
28/29 shtator 2021: dita e dytë
19/20 tetor 2021: dita e tretë
2/3 nëntor 2021: dita e katërt
23/24 nëntor 2021: dita e pestë
7/8 dhjetor 2021: dita e gjashtë

Faza me eleminim direkt
15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars 2022: raundi i 1/8
5/6 dhe 12/13 prill 2022: çerekfinalet
26/27 dhe 3/4 maj 2022: gjysmëfinalet
28 maj 2022: finalja (do të luhet në Shën Petersburg Stadium)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *