• |
ide | kryesore

Seanca për shkarkimin e presidentit, Rama prezent në Kuvend për votimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi është mbledhur para pak minutave në seancën plenare ku do të votohet raporti i Komisionit hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama ka përfunduar ditën e sotme vizitën dy ditore në Hungari dhe Bullgari ku zhvilloi takime për procesin e hapjes së negociatave dhe do të jetë në Kuvend në seancën ku socialistët do të votojnë shkarkimin e presidentit  Meta. rama pritet të mbajë edhe një fjalë në foltoren e parlamentit.

Nga ana tjetër kreu i shtetit ka vijuar normalisht aktivitetet e parashikuara në presidencë, ku gjatë paradites së sotme do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”. Më herët, Meta  e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese këtë nismë të mazhorancës.



3 Comments

  1. e rendsishme te jen ruci dhe plaku legjendar moster braho. shqipot te dashuruar pa limit me mafjen krimin dhe llumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *