• |
ide | kryesore

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Policia greke merr me helikopter bashkëshortin e saj

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Karolina rreth nje muaj më parë në prani të foshnjës dhe bashkëshortit të saj.

Mediat greke raportojnë se kanë marrë me urgjencë bashkëshortin e Karolinës  për të dhënë dëshmi të tjera.

Piloti 32-vjeçar ka qenë në varrin e gruas së tij, pasi po zhvillohej një ceremoni përkujtimore,  kur papritur disa policë kanë mbërritur dhe e kanë marrë atë me helikopter.

Pasi ka mbaruar ceremonia në varrin e 20-vjeçares, dy efektivi i janë afruar Babis Anagnostopulos dhe i thanë që ai duhej t’i ndiqte ata pasi kanë dalë të tjera informacione për vrasjen e gruas së tij.

Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

20-vjeçarja u vra duke u mbytur gjatë grabitjes disa javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa policia është duke kryer kërkime intensive për gjetjen e vrasësve.

Pak ditë më parë, mediat greke raportuan se autorët dyshohet se mund të jenë larguar në Shqipëri ose në Bullgari dhe për këtë kanë kërkuar informacione nga ambasadat përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *