• |
ide | kryesore

Sherr në Mallakastër, babë e bir qëllojnë me grushte punonjësit e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona, babë e bir kanë qëlluar me grushte punonjësit e policisë në Mallakastër. Përmes një njoftimi, policia komunikon se Besnik Malkaj 56-vjeç në bashkëpunim me djalin e tij F. M., 27 vjeç, janë konfliktuar me efektivët e policisë pasi këta të fundit kanë shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

Për pasojë 56-vjeçari është vënë në pranga ndërsa po punohet për kapjen e djalit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *