• |
ide | kryesore

Mbërrin një tjetër avion me afganë në aeroportin e Rinasit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur grupi i dytë i afganëve. Ministria e Jashtme njoftoi se janë 2 avionë që janë nisur drejt Shqipërisë. I pari u ul pak para mesnatës ndërsa avioni i dytë pritet rreth orës 01.00.

Në avionin e parë të nisur nga Kabuli ishin 95 pasagjerë, 2 prej të cilëve foshnja. Ata u pritën nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Refugjatët afganë do u nënshtrohen testeve dhe kontrolleve mjekësore në aeroport përpara se të nisen me autobusë drejt qyteteve apo strukturave ku do të akomodohen në vendin tonë.

Grupi i dytë i afganëve pritet të strehohet në Qytetin Studenti.

Një ditë më parë në Shqipëri mbërriti grupi i parë prej 121 afganësh që janë akomoduar në një nga hotelet e Durrësit. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Te ardhurit e djeshem gra e femije ishin per poster, mdersa tani fillon realiteti. Merkel vendosi te pranoje 1 milion siriane pas fotos se djaloshit Alan te mbytur ne perpekje per te mberritur ne ishullin Grek perballe Turqise. Ky ishte posteri. E verteta eshte qe refugjatet qe mori Gjermania ne mazhorance jane meshkujt te rinj, te tille qe u perfshine menjehere ne perdhunime masive, ne mes te Kelnit e nje milion njerezve, naten e Krishtlindjive. Ne Krishtlindjet e radhes policet Gjermane vendosen nje kordon gjigand policor per te izoluar brenda cdo tip me ngjyre lekure paksa te erret qe zbriste ne stacionin e trenit te Kelnit. Meshkujt e zeshket duhet te festonin vetem brenda kordonit policor. E vertete qe Gjermania nuk pati sulme terroriste, por kjo ndodhi sepse Gjermania ka eksperience 40 vjecare me terrorizmin dhe sepse Trump-i e sakatoi ISIS qe brenda 6 muajve te pare ne Presidence. Asnje nga keto kushte nuk ekziston per ne.

    1. Kto qe po thua jane te pa verteta, jane konspiracione Interneti.
      Une e kam par nga afer situaten ne Gjermani, dhe mund te them me bindje qe Sirianet jane shum te edukuar dhe kulturuar. Une kaloi shpesh afer zonave ku strehoen Sirianet, dhe pjesa me e madhe 80-90% jane familjare, nje pjese jane edhe te pasur, i shikoj plakat Siriane me bizhuteri mijra €.
      Nanyrisht qe ka dhe nga ato qe jane horra e kriminela, sic ndosh edhe ne Shqiperi, ska pyll pa derra.
      Problemi eshte qe te kamufluar si Siriane kane ardh shum horra nga Afrika Veriore, Lindja e mesme dhe Azia Jug-Perendimore, keto jane problem jo Sirianet.
      Problemi i Gjermanise eshte se ajo nuk i integron emigrantet, por i le te jetojne ne geto, si qytetare te dores se trete. Gjermanet jane shum rracista (nuk ta thojn direkt se rujn pak etike), por jane racista dhe me ne (Shqiptaert), apo dhe me Polaket, qe nuk kane asnje diference vizive.

      1. Po ca rri atje ik pra qe atje bythqir. Emigrantet mblidhen ne geto se breshka do ferren duan te rrin bashke ata, kafe, doner e kabap te lagjja. Kur shkojn te lagjja gjermane ndihen keq se ska perc e era tasqebap. Kshu ere rrot kari

  2. O edo se te kam dhene dhe voten na mbyte me afgan me robo ca behet kshu, ne qe ju votuam na pyesni nejher apo ca?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *