• |
ide | kryesore

Sarri, i tërheq ‘veshin’ edhe Hysajt: “Mos gënjehemi me dy ndeshje, keq në 15 minutat e para mbrojtja”

-Instant, Sport



Maurizio Sarri, trajneri i Lazios, ka komentuar fitoren brilante kundër Spezias, duke treguar edhe strategjinë e përdorur: “Ne u përpoqëm t’i jepnim soliditet skuadrës. E pashë Spezian kundër Cagliari, mendova se cilësitë e driblimit ishin më të rëndësishme sesa fizikaliteti dhe i bëra lojtarët të luajnë me më shumë cilësi”, ka thënë tekniku i bardhekaltërve -. “I kërkova ekipit të mos tërhiqej si në Empoli sepse nuk më pëlqen. Sonte ne ishim shumë më mirë, të lehtësuar nga epërsia numerike.”

“Në këto përvoja të reja, rruga e rritjes nuk është pothuajse kurrë lineare, ne e dimë se ne ende duhet të punojmë shumë për t’u rritur. Kushtet për të bërë mirë janë, por ne nuk duhet të gënjejmë veten me dy ndeshje”, tha përsëri Sarri.

Por edhe në triumfin me goleadë, Sarri gjen dicka që nuk i ka pëlqyer? “Nuk më pëlqyen pesëmbëdhjetë minutat e para të vijës mbrojtëse. Si në Empoli ashtu edhe sot ne pësuam një gol në rastin e parë. Nuk është se u futëm keq në lojë, dy të dhëna nuk bëjnë një provë, por ato na bëjnë të kemi njëfarë shqetësimi”, përfundoi Sarri, duke i bërë një tërheqje ‘veshi’ edhe Hysajt, pjesë e repartit të prapavijës bardhekaltër, pavarësisht golit të shënuar nga mbrojtësi shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *