• |
ide | kryesore

Transportonin 11 refugjatë, arrestohen 2 të rinj në Boboshticë të Korçës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin 11 refugjatë të paligjshëm në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar një 25-vjeçar bashkë me në 22-vjeçare u kapën në fshatin Boboshticë pasi në mjetin tip “Volksëagen” kishin refugjatë pasagjerë.

Plani tyre ishte t’i çonin në Tiranë dhe më pas drejt vendeve t BE kundrejt pagesës.

“Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm  vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases A. Z., 25 vjeç dhe A. F., 22 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas janë konstatuar mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në dalje të fshatit Boboshticë, Korçë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *