• |
ide | kryesore

Pas sesioni parlamentar/ Berisha: Marrëveshja Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve, PD do e ringre në piedestal (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një tjetër deklaratë përpara seancës parlamentare. Berisha ka ritheksuar se vendimi i djeshëm i kryetarit të Partisë Demokratike ka ardhur si rrjedhojë e një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, në kurriz të zgjedhësve. Lideri historik demokratik u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij është për rrënuar opozitarizmin në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, ai do të marrë çdo nismë brenda Partisë Demokratike për ta rikthyer PD-në piedestalin që meriton.

“PD-ja është parti e lirive dhe e të drejtave njerëzore, parti e kushtetueshmërisë dhe e interesit të shqiptarëve. Shqiptarët me integritet dhe me vendosmëri do dinë të zgjedhin. Do të marr çdo nisëm struskore për ngritjen e PD-së në pediestalin e saj, unë vijon të jem anëtar i PD-së, pakti Rama-Basha nuk ka asnjë mbështetje ligjore.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *