• |
ide | kryesore

Basha i kundërpërgjigjet Berishës: “Ai dhe Rama dy anë të së njëjtës medalieje”

-Instant, Kryesore

Nëse Sali Berisha vazhdon ta quajë në tubimet e tij ish kryetari, lideri i thyer apo peng i Edi Ramës, Lulzim Basha ka vendosur ti’a kthejë në të njëjtën mënyrë. I pyetur për to nga gazetarët përpara selisë së PD-së për deklaratat e Berishës, ai ka vënë një shenjë barazimi mes kryeministrit dhe liderit historik të PD-së: Ai më akuzon njësoj si Rama, ato janë dy anë të së njëjtës medialie, ka qenë mesazhi i tij. “Për tetë vite më radhë Rama më ka akuzuar si kukull e Berishës, tani ai më akuzon si peng i Ramës. Asnjëra nuk është e vërtetë” ka thënë kreu i PD-së (video poshte).


Me këtë deklaratë Basha po bën përpjekje për të pushtuar hapsirën e tij politike ndërmjet dy dinosaurve, një kryeministri tejet prezent në publik dhe mes rikthimit të zhurmshëm të Berishës, duke u diferencuar edhe nga njëri edhe nga tjetri. Shprehja e artikuluar me bindje dhe me ngadalësinë e një mesazhi që tenton të memorizohet ashtu sikurse duket edhe në videon sipër, se akuzat e Berishës dhe ato të Ramës janë dy anë të së njëjtës medalje, duke i vënë atë të dy në të njëjtin nivel, është një tregues i qartë.


Nëse Berisha e akuzoi dje se po bën lojën e Ramës, Basha ia ktheu sot se ai përdor të njëjtat shpifje si kryerilindasi.

Të martën nga Fieri, Berisha foli për një marëveshje në distancë mes tyre. “Ai nuk e dërgon kurrë këtë parti në fitore. Ju ftoj të shtrojmë një pyetje: Do u flas për gjuhën e kodit. Del një ditë kryetari i opozitës dhe zotohet se do ndryshojë Kushtetutën. Por çfarë do ndryshosh ti në Kushtetutë? Ku i ke votat për të ndryshuar Kushtetutën vetëm me 44 deputetë? Para dy ditësh, Rama krijoi grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë, se kjo është e imja. Nëse je kryetar i opozitës, çoje popullin në këmbë dhe kërko reformë territoriale, para zgjedhjeve lokale, mos u bë pjesë e lojës së Ramës” tha Berisha.

Andi Bushati:Luli, nga çadra e berishizmit tek ajo e amerikanizmit

Sot Basha ia ktheu se misioni i tij është pikërisht ky: rrëzimi i regjimit.

Por, pyetja që po shtrojnë shumë demokratë, sidomos pas 25 prillit, reagimit të squllët për shitblerjen e votës dhe tani pas turit të Berishës është nëse Basha është në lartësinë e kësaj sfide.

Me deklarataën e tij të sotme ku tenton të diferencohet njësoj si nga Rama po ashtu dhe nga Berisha, Lulzim Basha do të dëshmojë se po.

Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD

Por ka një problem. Kjo nuk bëhet duke mos lejuar mbledhje kuvendi, votim dhe referendum demokratik brenda PD-së. Edhe në deklaratën e sotme ai pohoi se është i vendosur ti ndalojë ato: “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur” tha ai.

A fiton dot PD me Amerikën kundër? Andi Bejtja përplaset me Preç Zogajn

E pra, nëse Basha do të bëhet vërtet lider ashtu sikurse pretendon, pra duke mos qenë as peng i Edit dhe as kulull e Saliut, ai nuk mund ta bëjë këtë nën sqetullën e Yuri Kim. Lulzim Basha nuk mund të anullojë demokracinë për të qëndruar në karrigë. Ai mund të jetë vërtet kryetar legjitim pasi ta mposhtë me votë Sali Berishën brenda PD-së.

©Lapsi.al   

15 Comments

  1. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ……….. kush e thote ? ky qe nuk ka ane fare , kete nuk dine nga ta kapesh se te ngel ne dore nga genjeshtrat……..hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaha

  2. Bastard je asgjë tjetër. Gjarpër i fshehur që pickon beftas je. Por masat qafe e ke. Mos kujto se do të mbrojnë majtistët amerikanë. Ata anëtarë dhe mbështetës të Pd të gjithë pro amerikanë por kundër paligjishmërisë dhe luftës politike e mbështetur nga një Dsh krejtësisht i politizuar.

  3. Diplomatët e SHBA nisën të diferenconin Bashës nga Berisha që në vitin 2011. Në 2013 e krahasuan rrëzimin e Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë. Beteja kulmoi me shpalljen non grata në 19 maj 2021 dhe me kërkesën e Rekeer ndaj Bashës për ta dëbuar Berishën nga PD-ja.

  4. Kemi humbur fabrikat, fermat, parqet dhe shkollat…, që u ndërtuan për gjysmë shekulli por i rrënuam në një minutë. Kemi humbur pronat dhe pronësinë. Kemi humbur kursimet dhe mendjet në skemat piramidale. Kemi humbur qetësinë e fëmijëve dhe butësinë e njeriut familjar nëpër kallashë e molotovë… Të gjitha në tre dekadat e fundit.

  5. Basha eshte kryetar partia sepse u votua nga antaresia e partise para disa muajsh. Kur te vine zgjedhje e ardhshme Berisha, le te kandidoje e te shohim se çdo ndodhi. Inshalla une jam gjalle e sidomos PD!

  6. Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.

  7. Përveç takimit që tashmë është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se “Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht”, fotoja e publikuar sot vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

  8. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere! Dhe at’here… o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti! Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë… O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”!

  9. Kendveshtrimi me i pa anshem eshte, nje bythe stermadhe ne kte rast shoqeria shqiptare, qe prodhon ne kto 30 vjet vetem fekale politike e qeverisese,……..te gjithe sebaskuvine era mutsihane, dhe bota ka kohe qe e ka kuptuar me shekuj dhe thjesht na perdor per ate cka jemi, njerzitnormale marin nga syt kembet per tu larguar ata qe mbesin kthehen ne opinioniste analist, blogere , agrobisnesmene i kthejne shtepite ne hane qe te vij bota tehaje turshi pasterma dhe byrek sepse nuk gjenden ne asnje vend te botes, te tjeret rijne me ore te tera ne kafe dhe internet, shkurt me shibythen me kta njerez dhe une inkurajoj saliun ilir floririn shkollpakun qe ka mbaruar per dekor tja q…jne sa me shume nanen ketij kallaballeku qe lind dhe promovon monstra te tilla politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu