• |
ide | kryesore

Akuzoi bashkëshortin e Nicki Minaj për abuzim seksual, gruaja rrëfen për herë të parë ngjarjen

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Hough, gruaja që akuzoi bashkëshortin e reperes Nicki Minaj, Kenneth Petty, për përdhunim në vitin 1994, ka folur së fundmi për ngjarjen e ndodhur.

Në një intervistë për emisionin ‘The Real Daytime”,Hough dhe avokati i saj, Tyrone A. Blackburn, në The Real kujtuan në detaje atë që i ndodhi më 16 shtator 1994, kur ajo dhe Petty ishin të dy 16-vjeçarë që jetonin në Jamaica, Queens, në New York. Jennifer rrëfeu se u ndesh me të gjatë rrugës për në shkollë, kur ai më vonë i vuri diçka pas shpine , e cila në atë periudhë ajo mendonte se ishte një armë, por në paraqitjen e 13 gushtit, u sqarua se ishte një thikë dhe e dëgoi në shtëpi ku dhe abuzoi seksualisht me të. Kenneth u arrestua për përdhunim të shkallës së parë dhe më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi. Ai u dënua me 18 deri në 54 muaj burgim.Sipas dokumentave të dorëzuara në Gjykatë, paditësja (Hough) nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, ngacmimeve dhe kërcënimeve nga të pandehurit (Minaj dhe Petty) dhe bashkëpunëtorët e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *