• |
ide | kryesore

Kamioni del nga rruga në Kuçovë, bllokohet në makinë drejtuesi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë.

Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar.

“Sot, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet”, – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *