• |
ide | kryesore

Messi bëri ‘krokodilin’ në Champions, Rio Ferdinand kritik me PSG: “Të isha me PSG, do isha shtrirë në vend të tij”

-Instant, Sport



Kundër Manchester City shënoi golin e tij të parë, të bukur, me fanellën e Psg dhe më pas në minutën e 91-të Leo Messi u shtri përtokë në pozicionin “krokodil” për të ndaluar një goditje dënimi në favor të skuadrës së Guardiolës. Një episod që shkaktoi shumë diskutime në Angli, ku i pari që ka mbetur i habitur ka qenë Rio Ferdinand, që nuk i ka ndalur komentet përçmuese për atë që e vunë argjentinasit në atë pozitë: “Kur Mauricio Pochettino i kërkoi ta bënte atë veprim në fushën e stërvitjes, dikush duhej të kishte ndërhyrë dhe të thoshte:” Jo, jo, jo, jo, Leo Messi nuk mund t’i bëjë këto gjëra’. Është mungesë respekti, nuk do ta kisha bërë. Nëse do të isha shoku i tij i skuadrës, do të isha shtrirë në vendin e tij”.

Ish-qendërmbrojtësit i është përgjigjur në mënyrë indirekte biografi zyrtar i Pleshtit, i cili theksoi se ishte vetë Messi ai që mori vendimin në atë moment, duke pasur parasysh se Verratti (“krokodili” i PSG) ishte larguar nga fusha i zëvendësuar. Disa minuta më pas, në fakt, detyra i takoi Kylian Mbappé.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *