• |
ide | kryesore

Video/ Dy kartonë të kuq, një dygolësh e fitore në minutën e dytë shtesë: Egnatia i gëzohet sukesit të parë në Superiore

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen ku vendosej vendi i fundit i renditjes, Egnatia rrëmben suksesin e parë në Superiore, duke kaluar 2-1 Kastriotin, që mbetet me vetëm një pikë në katër ndeshje. Ka motiv për të buzëqeshur Magani, dygolëshi i Pedro Augustos i ka dhuruar fitoren në minutën e dytë shtesë, në një ndeshje që të dy skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë.

Mungesat e krutanëve ia komplikuan lojën Ndreut, që e pa veten në disavantazh në minutën e 24 falë një penalltie që Pedro Augusto e shndërroi me qetësi në gol. Faulli ishte i Rami që pengoi Cyrbjen në zonë, produkt i minutave të presionit rrogozhinas në fakt në portën kundërshtare. Egnatia mund të kishte dyfishuar shifrat në pjesën e parë me dy mundësi të Cyrbjas, por në anën tjetër rrezikoi po aq shumë të ndëshkohej nga Basha në minutën e 29.

Në pjesën e dytë, kastrofën për Ndreun e bëri lëvizja e tij e parë, sepse Kodra i futur në fushë sapo rifilloi lojë mori dy kartonë të verdhë në 6 minuta, duke e lënë Kastriotin me 10 lojtarë. E pikërisht në inferioritet që krutanët barazuan rezultatin në minutën e 59 me Ajazin, pas një gafe të portierit Puja.

Rrogozhinasit rrezikuan edhe të përmbyseshin e mbetën edhe ata me 10 lojtarë nga minuta e 77 kur Telushi u ndëshkua me të dytën të verdhë. Në barazi numerike, rezultatin e ndryshoi Pedro Augusto, që shënoi në minutën e dytë shtesë dygolëshin e parë me Egnatian, që ngjitet tani në kuotën e 5 pikëve.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *