• |
ide | kryesore

Liverpool i dha shpresë Milanit, Klopp ia heq: “Nuk kam qenë kurrë në San Siro, dua të bëj figurë të mirë”

-Instant, Sport



“Përfitohen shumë para duke fituar në Ligën e Kampionëve, por gjëja më e rëndësishme ishte të kalonim grupin si të parët duke fituar katër nga katër ndeshjet”. Kështu ka deklaruar Jurgen Klopp, tekniku i Liverpool, në mikrofonat e ‘Mediaset’ pas fitores ndaj Atletico Madridit, që i dorëzoi Reds kualifikimin matematikor dhe mbajti gjallë shpresat e Milan.

Në fakt, nëse italianët kanë ende një lloj shprese kjo vjen vetëm falë fitores së skuadrës nga Merseyside, por ndërkohë Klopp e ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë neglizhencë nga angelzët pavarësisht arritjes së objektivit: “Tani duhet të shkojmë në Milano, në një stadium historik ku nuk kam qenë kurrë më parë dhe do të na duhet të lëmë përshtypje të mirë edhe atje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *